Total Pageviews

Thursday, May 23, 2013

Cannes 2013!



Festivali nderkombetar i Kanes, 
nje vend ku dy filma shfaqen ne ekran per dy jave,
 ku xhirohen me miliarda dollare dhe ku yjet 
pozojne, luaje dhe defrehen.
Megjithese Kana (Cannes) eshte e njohur per kete
 festival, ajo qe eshte pjese e tij gjithashtu, eshte pasarela nderkombetare per dizenjatoret dhe stilistet duke treguar krijimet e tyre te fundit tek yjet me te 
bukur te ekranit.




 
Tapeti i kuq perpara teatrit... 
 
Isla Fisher ne krijim te Oscar de la Renta, nje fustan i kuq qe shkon me aktoren kokekuqe, duke i dhene asaj etiketimin si Best dressed ne kete festival.







Superodelja Cindy Crawford duket shume hot e veshur me te bardha! Duket se ky fustan me sasine e duhur te shkelqimit dhe me pjeset e duhura te hapura te trupit, i jep nje pamje te bukur modeles duke e vendosur edhe ate ne listen e "te veshur bukur-ve" 
 
 20-vjecarja, Cara Delevigne, u paraqit ne
tapetin e kuq te Kanes, e veshur me nje fustan luksoz te Roberto Kavalit duke lene te mahnitur te gjithe. E grimuar pak me shume dhe duke treguar bizhuterite e saj, ajo
dukej shume bukur ne tapet.

 Epo duket qarte, qe lakuriqsia e
Sharon Stone nuk njeh moshe. Ajo dukej bukur veshur
ne tapetitn e kuq duke i dhene moshes se
saj nje shuplake te mire.


 Eva Longoria, aktoria e "Shtepiake
 te deshperuara" nga disa eshte cilesuar si e veshur keq
duke qene se ka fizik te vogel per kete fustan. Epo te pakten ia doli mbane te mos kete te papritura me kete veshje! nderkohe nga disa te tjere eshte cilesuar si rrezellitse.

Vajza e "Harry Potter"-it duket se
eshte rritur tashme, duke lene pas vajzen  Hermione te filmit. Emma Watson e ka prezantuar mjaf mire vete ne saj ne Festivalin e Kanes duke veshur nje stilim te Chanel.



 Nuk ka qene kaq mire per
Jessica Biel e cila eshte cilesuar si nje "thes me pupla pulash" dhe gjarperi si bizhuteri ne qafen e saj eshte cilesuar si kot.
Epo duhet e ishte dikush ne
listen "Te veshur me keq"!


 ...Nderkohe burri i saj Justin Timberlake
perkrahe koleges se tij aktore, dukej
tmerrsisht shume mire i veshur bardhe e zi

Ne listen e te veshur KEQ jane edhe
shume holliwoodian te tjere si Lana del Rey, e
cila eshte e cilesuar e merzitshme me te njejtin stil fustani kudo, apo Milla Jojovich e cila eshte cilesuar si nje
ekzagjerim lakuriqsie.


 Zoe Saldana duket sikur ka veshur
 nje perde hoteli, ndersa Nikol Kidman, nje nga antaret e
jurise, eshte futur gjtihashtu ne listen e
me te keqve.
Mbeten edhe disa dite nga mbyllja e festivalit
deri me daten 26.

No comments:

Post a Comment

ShareThis