Total Pageviews

Wednesday, May 15, 2013

Cfare duhet te marr me vete??


Organizimi dhe planifikimi i nje dite eshte ajo cfare te duhet per te pasur pushime me veshjet e duhura dhe patjeter me te gjitha gjerat e nevojshme pa te cilat nuk ben dot.


Perpara se te fillosh te besh valixhet, bej nje liste me te gjithcka tenevojitet. Ndaje kohen e pushimeve ne dite dhe nete. Ne kete menyre, nese po shkon ne pushime per shtate dite, do te duhet te marresh me vete shtate kombinime rrobash per diten dhe shtate te tjera per darken.
 Vish rroba te cilat jane lehtesisht te kombinueshme me njera tjeren dhe ne kete rast sdo te duhen me shume 
se pese pale kepuce dhe tre canta te ndryshme.
Ajo qe eshte me te vertet efektive eshte qe pasi i ke menduar veshjet, beju nje fotografi qe te sherbej si kujtues gjate pushimeve tuaja. Shkruaj ne leter gjithcka e nevojshme qe duhet te futet ne valixhe. Ne kete menyre, kur te besh gati valixhen, nuk do te lesh asgje jashte, thjesht mjafton te ndjekesh listen.

Fillo te paketosh gjerat disa dite me para ne menyre qe te kesh kohe te lani disa rroba apo te kerkosh bluzen tuaj te preferuar.

- Paketo kepucet e tua ne cantat e tyre perkatese. Nese nuk i ke ato, i paketoni ne qeska plastike te forta te cilat durojne deri ne rikthimin tuaj ne shtepi.
- Kepucet dhe cantat vendosi ne pjesen e fundit te valixhes sepse ne hapsirat qe ato krijojne mund te fusesh edhe gjera te tjera te vogla.


- Paketo bizhuterite ne kuti kartoni qe te reduktojne peshen e tyre. Mund te perdoresh kuti cokollatash, kuti syzesh dhe gjithcka duke pasur parasysh hapsiren qe ti do te zeri.
-Gjerat te cilat kane nje vlere sentimentale mund ti vendosesh ne canten tende te dores. Ndersa bizhuterite me vlere do te sygjeroja qe ti mbash me vete ne canten tende te dores per te menjanuar ndonje surprize te pakendshme ne rast se te humb valixhja. 

- Pasaportat dhe leket kesh apo kartat e kredit jane gjera me rendesi qe nuk zevendesohen lehte. Per kete arsye, kur lini shtepine tuaj, perqendroni mendimet tuaja ne keto tre gjera. Sepse kur arrin ne destinacion, mund te zevendesosh nje furce dhembesh qe e ke harruar, por jo humbjen e pasaportes apo lekeve.
- Nese merrme vete gjera te cilat jane te lengshme ose qe lengezohen duhet ti fusesh ne fillim ne qeska plastike- nuk besoj se doni qe rrobat tuaja te njollosen.
- Nese merrni dicka qe rrudhoset shpejt, futeni ne valixhe te fundit ne menyre qe te rrije siper gjithckaje.
- Mendoni per vendin ku do te shkoni! Mendoni per adaptoret e pajisjeve elektrike. Vende te ndryshme kane lloje te ndryshme prizash!
- Mendoni cilat jane gjerat qe harron me shume! Mesoni nga gabimet e kalura!

- Nese ben liste disa dite me perpara do te kesh kohe te shtosh gjera te tjera qe te vijne ne mendje, keshtu  sdo te harrosh asgje.

1 comment:

  1. SHUME IDE TE MIRA. Sidomos kjo pjesa e fundit. :)

    ReplyDelete

ShareThis