Total Pageviews

Friday, May 17, 2013

Elhaida Dani ne gjysem finale!

 

Ajo eshte vetem 20 vjece dhe me zerin e saj po mrekullon e mahnit gjithe vendin fqinje, Italine!  Sa here degjon e ridegjon performancat e saj te behet kokrra mishi mishi! Bej shaka por si te mos shkruash per Elhaida Danin qe cdo nate show qe kalon na kenaq me performancat dhe zerin e saj duke bere qe te gjithe te mahniten dhe dashurohen pas saj








Mbremjen e djeshme, 
ne naten e katert te live-t, 
Elhaida performoi Adagio, nje kenge teper te veshtire Lara Fabian per te cilen Cocciante e kishte keshilluar ta kendonte 
sic dinte ajo! Dhe ajo 
kete beri, doli ne skene, kendoi e mallengjyer dhe ngriti ne kembe gjithe publikun duke
 lene me goje hapur  
antaret e jurise!



Cocciante, trajneri i saj, shikon te ajo dicka te mrekullueshme duke e cilesuar me teknike dhe qe jep gjithcka ne skene. Ndersa Noemi  arrin te shprehe emocionet qe ka sapo Elhaida perfundon duke e cilesuar nje profesioniste me teknike ne sherbim te emocioneve. 


Per te mos harruar Carra-n e cila e akuzon se 
neper shtepite e degjuesve duhet te kete 
thyer nja 5-6 abazhure e ndersa Pele 
shakatar i thote se per mbremjen kishte 
montuar nje turbo duke iu referuar  
zerit te saj shperthyes.


 

Elhaida kalon ne gjysem finale me verdiktin e publikut duke u percjelle me brohorima nga spektatoret dhe duartrokitjet e thirrjet e  Cocciante-s. 
Nderkohe neper rrjetet sociale flitet gjithandej per Elhaiden, ne shqip ne italisht, pavarsisht gjuheve te ndryshme, te gjithe i bashkon kenaqesia dhe dashuria per 20-vjecaren e talentuar duke e kurorezuar madje, edhe pse heret, fituese te ketij edicioni te pare.

Nese se keni ndjekur mbreme performancen e Elhaides, ju ftoj ti hidhni nje sy ketu...

Jam e sigurt qe do ta ridegjoni!

No comments:

Post a Comment

ShareThis