Stili i rruges eshte nje term i cili  po perdoret 
shume kohet e fundit. Shume revista dhe blogje jane te mbushura me foto te pasarelave dhe stilit te rruges te cilat nuk dallojne shume nga njera tjetra. Ajo cfare verehet me shume eshte kombinimi i pazakonte i veshjeve, prerjeve dhe ngjyrave te cilet behen nga njerez te zakonte te apasionuar pas modes. Shumica e blogerve gjejne inspirim 
pikerisht ne keto site apo faqe ku 
paraqiten foto te ketij stili.



Gjera te cilat jane te arritshme nga cdokush, 
silueta qe nuk i ngjajne modeleve dhe foto te cilat tregojne jeten e perditshme ne situata te ndryshme kane cuar ne dominimin e fotografive me stilin e rruges qe 
duket se kohet e fundit po zevendesojne 
edhe revistat e medha te modes.



Fotografet e ketyre lloj blogjeve
kane individualitetin e tyre dhe fokusohen ne 
interesat e tyre te te gjeturit lloje te ndryshme te stilit te veshjeve. Ata kerkojne kombinime te bukura, interesante, me ngjyra, printime dhe aksesore te cilet sjellin te gjithe kombinimin ne vete. Syri i tyre i mprehte 



menjeher dallon nje detaje i cili ben gjithe dallimin ne nje foto. Ata i gjen ne cdo cep te qyteteve te medha duke shetitur me aparatet fotografike te tyre dhe duke pritur qe dikush i veshur bukur te shfaqet, dikush qe rrezaton mode dhe inspirim per te tjeret. 



 Natyrisht, avancimi i internetit dhe i 
rrjeteve sociale, kane kontribuar qe ky fenomen te zhvillohet ne nje shkalle boterore duke e bere ate pjese te nje kulture te shekullit te 20-te.
  
Duke pare gjithe kete fenomen, cdo qytet 
ka site-n e tij ku shfaqen fotot te qytetareve te tyre.
  Faqja e madhe "Tirana street style" eshte nje faqe ku fotografohet pikerisht ne keto lloj forme te re  
ne te cilen prezantohet stili i rruges i 
te rinjve shqiptar. Ndersa per kosoven
gjen "Prishtina street style"



Ne ndryshim me kohet e kaluara, tashme,
 trendet po lindin ne rruge duke bere keshtu qe edhe dizanjatoret me te medhenj te inspirohen nga stili i rruges duke marre elemente te ndryshme dhe duke i bashkangjitur ne koleksionet e tyre.