Total Pageviews

Tuesday, June 18, 2013

Une jam nje Blogere (3)


Sot do tju sjellim me afer eksperiencen 
e nje blogere paksa ndryshe nga sa jemi mesuar te shohim gjithandej neper internet. Blogimi i saj eshte i lidhur me moden, fashionin dhe gjithcka nje vajze mund te kete vetem se ne sitin e saj nuk gjen as foto te veshjeve te saj dhe as pjese nga jeta e saj. Eshte nje vend idesh ku te gjithe mund te gjejne pjeseza riciklimi, personalizimi apo DIY (do it yourself) sic i quan ajo. Preferon te mos ekspozohet shume, ka nje imagjinate teper te bukur dhe realizon gjera qe per shume duken thuajse te pamunduara.

 1. Perse vendose te hapesh nje blog te tille?
 
Kisha me shume se tre- kater vjet qe 
navigoja ne internet duke pare sa andej ketej blogje te famshem dhe gjithmone sa vinte e me shtohej deshira per tu veshur bukur dhe per tu dukur mire. Vetem se per ti sjelle keto te gjitha ne jeten reale te te veshurit, gjithmone hasja ne pengesen e vetme sic ishin blerjet dhe shpenzimet. 
Duke qene nje studente, buxheti i vogel, 
me lejonte pak gjera, kryesisht ato te perditshmet. 
Keshtu qe pak nga pak duke pare ckisha ne garderobe, mundohesha te sajoja ndonje gje derisa nje dite, per te dale jashte blogimit monoton, mendova te hapja DIY Ideas per te gjitha vajzat qe donin te inspiroheshin dhe qe kishin te njejten deshire me mua.
 
2. Perse blogu jote eshte ne gjuhen angleze?
 
Per te qene e sinqerte, kur e hapa fillimisht e 
dija qe do vinte nje dite qe per te bere postime te reja, do te me duheshin "lende te para" per te realizuar te tjera projekte. Keshtu qe mendova se do te me ndihmonte shume vendosja e Google Ads dhe duke qene qe gjuha shqip nuk ishte e suportuar, vendosa qe postimet te ishin
 vetem ne anglisht.
 
3.  Cfare ndodhi me aplikimin per Ads, ne nuk shohim Ads ne blogun tend?
 
Epo fatkeqsisht nuk u pranua kerkesa ime,
 ndoshta per mos dijenin time te funksionit te ketij aplikimi ose ndoshta nga mos suportimi i gjuhes apo vendit, kete se di. Megjithate kishte kaluar kohe dhe nuk ndryshova me gjuhe duke qene se me shume se gjysma e vizitorve jane jashte kufijve te Shqiperise e madje mendoj qe edhe atyre shqiptare do ti ndihmoj pak praktike 
leximi ne anglisht :P 
 
4. Nga vijne idete e tua, nga cfare frymezohesh?
 
Frymezimi vjen nga interneti, por me ndodh 
qe edhe ta gjej ate ne rruge. Pergjithesisht nese shoh 
dicka qe me terheq e marr si sfide, a mund ta bej apo jo, dhe dua ta bej. Kjo me ndodh me shume me aksesoret apo veshjet e dizenjatorve te medhenj te modes, ku krijimet e tyre jane shume te kushtueshme per mua por edhe te veshtira per tu realizuar me mjete rrethanore
. Por kam nje gje: po e fillova dicka, 
e coj ne fund! :D
 
5. Kemi pare DIY te brandeve te medhaja si Alexander McQueen, Gucci etj, cilet jane ata qe ti pelqen?
 Me ndodh qe stilin ta ndryshoj gjithmon, 
ashtu si koha kalon, ashtu me ndryshon dhe veshja. Keshtu qe jam e shperndare ne shume emra te medhenj por ata qe kurre nuk do i nderroja jane Alexander McQueen, Balenciaga dhe Ives Saint Laurent. Gjithcka e tyre vetem ti shoh ma zbukurojne diten, pale ti kem. 
Epo optimiste jam. do i kem nje dite.
 

6. Si eshte te blogosh ne kete lloj forme, ke dashur ndonjeher ta largohesh?

Mund te duket shume e thjeshte,
 kur dikush sheh postimin ben nje te lexuar apo komenton apo e sherndan. Ne fakt kerkon kohe. Idete nuk me mungojne, gjej pafund. Ato qe me mungojne jane lendet e para. Imagjino edhe per nje ngjites duhet te kerkoj gjithe Tiranen qe te jete ashtu si me duhet. Ne nuk kemi Craft Stores dhe kjo ma veshtireson pak punen. 
Megjthate mundohem me sa kam mundesi qe edhe 
per ata lexues shqiptare, keto "lende" te jene te gjendshme lehte. Nuk kam dashur te largohem asnjehere. Ndonjehere gjendem fajtore se mund ta kem lene pak pas dore, por kjo e justifikueshme per shkak te mbingarkeses se pune dhe shkolles njekohesisht.


7. Cfare te gezon ne blogun tend?
 
Me gezon fakti qe ka arritur shikueshmeri 
te larte dhe po shperndahet gjithandej. Pak a shume shperndaj dhe nje mesazh te bukur, riciklimi eshte gjeja me mire qe mund te bej njeriu. Une te pakten nuk hedh pothuajse asgje, e di qe nje dite do te me dale ndonje ide sesi mund ta vesh apo kombinoj. 
Moda gjithmone kthehet.
 
8. Cili eshte postimi me i klikuar?
 
Une administoj logun nga Google Analitics
 kur marr nje pasqyre te detajuar te klikimeve. Ajo qe kam vene re eshte se me  shume se gjysma jane "returning visitor"
qe do te thote se e shohin here pas here shume njerez. Kjo do te thote se shumica e posteve jane te vizituar me shifra pothuajse te peraferta. Por posti me me shume klikime
eshte Bow shirt, bluze me fiongo, me me shume se 3000 klikime.

9. Cfare mund te na thuash per veshjen e te rinjve shqiptare?
 
 Epo ka filluar ti prek pak ai qe thoni ju ne nje 
shkrim tuajin, fenomeni "Street Style". Nga njera ane me vjen mire, qe te rinjte vishen lirshem pa komplekset e kaluara, obobo do na shohi ky, obobo duhet patjeter keshtu. Te pakten nuk po na vriten syte shume. :P Megjithate ka edhe kopjime te rendomta qe me shume e prishin nje pamje sesa e rregullojne. Ne fakt, mbizoteron pak ajo "do vesh kete se eshte ne mode". Jo gjithcka ne mode te pershtatet me fizikun apo ka pritshmerine qe ti pret.


 
10. Nje mesazh per Albanian got style....?
 
Epo une e kam nje si moto per blogun nga Karl Lagerfeld. Asnjehere mos perdorni fjalen "e lire". Mund te jeni chic edhe me nje me nje bluze dhe nje pale xhinse. Te jesh Fashion eshte ne doren tuaj. :D  
 

2 comments:

ShareThis